Shkup, 12 qershor – Misioni i OSBE-së në Shkup sot do ta prezantojë Raportin e dytë kalimtar për aktivitetet dhe lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale Publike.
Raporti është rezultat i ndjekjeve të procedurave të lëndëve në kompetencë të PSP-së nga ana e Misionit.
Në prezantim fjalime do të mbajnë prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe ambasadori Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.