Prezantim i pajisjes nga trajnimi ushtarak “Goditje e shkëlqyer 19”

Shkup, 11 qershor Automjete, armatim dhe pajisje e cila përdoret  në trajnimin e përbashkët ushtarak “Goditje e shkëlqyer 19” në të cilën marrin pjesë rreth 2.700 ushtarë të armatës sonë dhe armatave të SHBA-së, Lituanisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, sot do të prezantohen para qytetarëve të Shën Nikolës.

Të pranishmit në stadiumin  e qytetit në Shën Nikollë nga ora 18:00 deri në orën 21:00 do të kenë mundësi përmes komunikimit direkt më afër të njoftohen  me pajisjen,  procedurat dhe veprimet të cilat i kryejnë pjesëtarët e armatave pjesëmarrëse  të këtij trajnimi më të madh deri tani te ne.

Njëherit do të mund ta ndjekin ndeshjen e futbollit mes vetëqeverisjes lokale dhe ekipit të pjesëtarëve të armatave të cilët marrin pjesë në trajnim,  ndërsa gjatë ngjarjes mbi stadium  do të ketë fluturim  nga helikopterët e armatës MI-18 dhe UH-60.

Trajnimi i cili më shumë se një muaj do të mbahet në poligonin e armatës “Krivollak” ka për qëllim  përforcimin e procedurave operative standarde të njësive nga përbërja e armatës, përmirësimi i interoperabilitetit dhe përparimi i  mirëkuptimit të përbashkët dhe besimi, përforcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë.