Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Koço Angjushev sot organizon tribunë, ku para përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë do të prezantohen masat nga “Plani për rritje ekonomike” të Qeverisë. Njëheri, në tribunë do të dëgjohen mendime nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me masat e prezantuara.