Një i moshuar, kishte 66 vite që nuk i priste thonjtë, por vendosi ta bëjë një gjë të tillë në moshën 82-vjeçare. Thonjtë e tij kishin shkuar në 9 metra të gjatë.
Indiani Shridhar Çillal, ia dhuroi thonjtë që shkojnë sa gjatësia e një autobusi, një muzeu në New York. Thonjtë u prenë në një ceremoni, me një mjet elektrik.
I moshuari i rriti thonjtë në dorën e majtë që kur ishte 16 vjeç, dhe deri me sot mbante rekord Gines. Thonjtë e tij kishin një gjatësi prej 9 metrash.
Ndërkohë, indiani tha për mediat se thonjtë e tij ishin kaq të brishtë sa që duhet të ishte shumë i kujdesshëm që të mos ti thyheshin gjatë gjumit.
Madje për t’u kthyer në anën tjetër ai tha se çdo gjysmë orë zgjohej dhe lëvizte dorën në anën tjetër të shtratit.