Te Manchester United janë gati për të nisur bisedimet mbi rinovimin e kontratës së francezit Poul Pogba, por pretendimi i 26-vjeçarit është i frikshëm, me mesfushorin që kërkon një pagë të përmirësuar prej 500 mijë paundëve në javë. Me gjigantët spanjollë të Realit që përbëjnë një kërcënim real për “Djajtë e Kuq” për t’i marrë asetin e ëmuar të organikës, United kërkon më ngulm “blindimin” e tij me nënshkrimin e një kontrate të zgjatur në kohë.
Por kampioni i Botës, me sa duket, është i vendosur të kthehet në lojtarin e dytë më të paguar të klubit të Premier League-s, duke barazuar pagën prej gjysmë milioni paundësh në javë të Alexis Sanches.
Trajneri Zinedine Zidane ka shprehur publikisht admirimin që ndjen për cilësitë e 26-vjeçarit Pogba, duke shtuar spekulimet mediatike mbi një kalim hipotetik të tij në “Santiago Bernabeu”, por nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer Pogba rigjeti një ambient të ngrohtë dhe, nëse do të plotësohet edhe kërkesa e tij financiare, ai mund të vijojë qëndrimin në skuadrën angleze.
Kontrata aktuale e Pogbasë me United parashikon edhe dy vite qëndrimi të tij në “Old Traffod”, por drejtuesit e klubit janë duke menduar që tani për rinovimin e kontratës edhe me tre vjet të tjera. Aktualisht, Pogba ka një pagë prej 300 000 paundësh në javë, por rëndësia e shërbimeve të tij në këtë organikë mund t’i bindë drejtuesit të shkojnë në plotësimin e pretendimeve të francezit për 500 mijë paundë në javë.