Gjatë vizitës zyrtare në Lituani, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të takojë përfaqësues të lartë shtetëror ku do të diskutohet forcimi i partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigja e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.
Siç kumtojnë nga kabineti presidencial, Osmani do të pritet nga homologu i saj Gitanas Nauseda, ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Osmani gjithashtu do të takojë kryeministren e vendit, Ingrida Shimonite si dhe kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktorija Çmilite-Nielsen.
Më tej, siç theksohet në kumtesë, do të shoqërohet nga ministrja lituaneze e Punëve të Brendshme Agne Bilotaite, Osmani do ta vizitojë qendrën e regjistrimit për refugjatë të luftës nga Ukraina dhe më pas do t’i drejtohet një grupi akademikësh e studentësh në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike për të folur mbi mbrojtjen e demokracisë.