“President, nata sapo ka rënë” quhet titulli i librit të autorit Arnaud Ardoin, i cili rrëfen skandale të mëdha seksuale të ish-Presidentit francez, Jacques Chirac. Në libër tregohen detaje tronditëse të jetës seksuale të ish-Presidentit francez, që qëndroi në detyrë nga 1995 deri në vitin 2007. “Gratë të zhveshura viheshin në radhë për të bërë seks me Jacques Chirac”, thuhet ndër të tjera në libër. “Mësynte gratë dhe kryente marrëdhënie seksuale pa profilaktik”, vijon më tej libri duke treguar, se ish-presidenti kishte nofkën “treminutëshi në dush” për shkak të seksualitetit intensiv. Autori shkruan edhe për një udhëtim të presidentit francez në Islandë, kur një grua e re i kërkoi një autograf dhe ai u përgjigj me cinizëm: “Hyni në dhomën time, nëse dëshironi”. Libri tregon, se natën që ka vdekur Princeshë Diana, ish-Presidenti ishte në shtrat me aktoren italiane Klaudia Kardinale.