Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump do të përballet me seanca gjyqi mbi dyshimet e ngacmimit seksual.
Kjo pasi një ish pjesëtare e stafit të fushatës presidenciale të Donald Trump, thotë se kandidati i atëhershëm, e puthi atë pa pëlqimin e saj, njofton Klan Kosova.
Sipas Alva Johnson, ngjarja kishte ndodhur në gusht të 2016-ës, jashtë një tubimi në Florida.
”Unë menjëherë u ndjeva e shkelur sepse nuk e prisja atë” është shprehur ajo.
”Mua ende më paraftyrohen buzët e tij që vijnë drejt fytyrës time”, thotë Alva Johnson.
Pretendimi është përshkruar në një padi federale të paraqitur të hënën në Florida, ku Johnson po kërkon dëmshpërblime të paspecifikuara për dhimbje dhe vuajtje emocionale.