Alma Lama e cila në vitin 2016-të, ishte emëruar Ambasadore e Kosovës në Itali nuk do ta ushtrojë tutje më këtë Mision Diplomatik.
Siç figuron në dokument, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që dikur deputetja e Vetëvendosjes dhe e LDK-së, të tërhiqet nga detyra e saj prej ambasadores, njofton Klan Kosova.
Më tej tregohet dhe dekreti i nënshkruar nga presidenti Thaçi, ku urdhërohet tërheqja e saj.
Alma Lama mbulonte punën diplomatike në Vatikan.