Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ashtu si shumë politikan të rajonit ka shprehur ngushëllimet e tija për ngjarjen tragjike që ndodhi në orët e pasdites në autostradën Shkup –Tetovë, ku mbetën të vdekur 13 persona dhe mbi 30 tjerë u lënduan, shkruan KOHA.
“Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë. Iu shpreh ngushëllime edhe udhëheqësve të institucioneve, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shprehet Thaçi, në statusin e tij në Fejsbuk. (koha.mk)