Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekretuar gjeneral-lejtënant, Rrahman Ramën, komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe për një mandat të ri pesëvjeçar.
Komandanti Rama u betua sot se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve të vendit.
“Jam i bindur se gjeneral-lejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.