Tiranë, 8 shtator – Presidenti shqiptar, Ilir meta i dërgoi urime presidentit të Republikës së Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski dhe të gjithë qytetarëve të vendit me rastin e Ditës së pavarësisë, njofton Koha.mk
“Më lejoni që me kënaqësi të posaçme, në emrin tim dhe të popullit shqiptar të dërgoj urime të sinqerta dhe të ngrohta vëllazërore Juve dhe të gjithë qytetarëve tuaj. Shfaq bindje se falë vullnetit tuaj, përvojës dhe vizionit, marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit, që ekzistojnë mes vendeve dhe popujve tanë, edhe më tutje do të përforcohen në të ardhmen”, qëndron në urimin e presidentit Meta.
Theksoi se ndikim të madh në përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve ka pasur edhe ka përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndëretnike.
“Jemi krenarë për kontributin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që e japin për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit. Jam i bindur se bashkësia maqedonase në vendin tonë do të vazhdojë të ejtë urë e fuqishme e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve tanë”, qëndron në urim.
Ai e përshëndeti edhe vizionin dhe guximin në arritjen e marrëveshjes historike të Prespës, të cilën e quajti shembull për tërë rajonin, i cili “jo vetëm që do ta përforcojë perspektivën euroatlantike të vendit, por do ta bëjë rajonin më të sigurt”. (koha.mk)