Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta përmes një njoftim për shtyp shprehet se është duke ndjekur me shqetësim situatën dhe bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë.
Meta u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve dhe ka bërë thirrje që palët të distancohen nga dhuna e provokimet, dhe të protestojnë paqësisht.
“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve”, tha Meta në mesazhin e tij.
Presidenti Meta ndodhej për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, të cilën e mbylli para kohe për t’u kthyer mbrëmë në Tiranë dhe për të ndjekur nga afër zhvillimet politike.
Metën, një pjesë të mediave e kritikojnë se gjithmonë kur në Tiranë ka pasur protestë masive ai ka qenë jashtë vendit, duke theksuar se tani është në Azerbajxhan, ndërsa në protestën e kaluar në Mal të Zi…
Situata para Parlamentit edhe më tej është e tensionuar. Mediat njoftojnë për polic të goditur me gjësende të forta, por edhe ka protestues të lënduar.(koha.mk)