Shkup, 2 qershor – A do të ketë sinjale të reja për Shkupin nga Sofja? Përgjigje priten nga vizita dyditore E presidentit portugez, Marcelo Rebelo de Souza, i cili sot dhe nesër do të qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë nga presidenti bullgar Rumen Radev. Vizita fillon në mëngjes me ceremoninë zyrtare para kishës “Shën. Aleksandar Nevski”, në të cilën presidenti bullgar zyrtarisht do ta pret homologun e tij portugez. Presidentët të Bullgarisë dhe Portugalisë në orën 11:00 do të kenë takim “tet a tet”, dhe më pas do të vijojnë bisedimet plenare mes dy delegacioneve. Nesër (e enjte), në Universitetin e Sofjes “Shën. Kliment Ohridski”, presidenti portugez do të dekorohet me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” dhe do të mban ligjërata në temë “Evropa – perspektivë për të ardhmen”.
Vizita e presidentit portugez në Bullgari po ndodhë vetëm dy javë pasi shefi i diplomacisë portugeze, Augusto Santosh Sillva dhe komesari, Oliver Varhei, më 21 maj në të njëjtën ditë vizituan Sofjen dhe Shkupin, për të prezantuar iniciativën për debllokim të eurointegrimeve të vendit. Atëherë, kryeministri bullgar i qeverisë teknike, Stefan Janev tha se nuk mund të ndryshojnë pozitat kornizë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)