Shkup, 2 korrik – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadorin e Federatës Ruse, Sergej Bazdnikin.
Në takim, kumtoi sot Kabineti i Pendarovskit, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës ruse, ndërsa janë shqyrtuar edhe mundësitë për kontakte më intensive në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Bashkërisht është konstatuar nevoja e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve duke e pasur parasysh faktin se Federata ruse është partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në takim janë ndarë informacione për ngjarjet aktuale në dy shtetet dhe në rajon”, qëndron në kumtesën e kabinetit të presidentit të shtetit Pendarovski.