Shkup, 18 qershor – Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadorin italian Karl Romeo. Në takim, kumtoi Kabineti i Pendarovskit, është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë Veriore dhe Italisë, me ç’rast është shprehur kënaqësia nga zhvillimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit mes të dy shteteve, në të gjitha fushat nga interesi i ndërsjellë. Në këtë kontekst është riafirmuar interesi për intensifikim shtesë të marrëdhënieve ekonomike dhe këmbim tregtar, si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurimit, arsimit, kulturës dhe turizmit, transmeton KOHA.
Presidenti Pendarovski ka potencuar se Maqedonia Veriore lartë e vlerëson konstruktivitetin, mbështetjen e qartë dhe pa rezervë nga Republika Italiane në rrugën tonë drejtë anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, duke shprehur pritjen dhe se Parlamentin italian së shpejti do ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë Veriore në NATO. Ambasadori italian Romeo e ka uruar presidentin Pendarovski për hyrjen në funksion dhe i ka dëshiruar sukses në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për avancim të mëtutjeshëm dhe përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.