Shkup, 5 qershor – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot ka pranuar ambasadorin e Republikës së Polonisë, Vojcieh Ticinjski.
Siç ka bërë të ditur kabineti i Pendarovskit, në takim ata kanë shprehur kënaqësinë nga zhvillimi i bashkëpunimit mes dy vendeve që karakterizohet me miqësi të sinqertë, respekt të ndërsjellë dhe besim, pwrcjellw KOHA.
“Presidenti ka theksuar se Maqedonia e Veriut e ka vlerësuar lartë mbështetjen dhe ndihmën e Polonisë për negociatat qasëse me BE-në, duke potencuar se vetëm rajon i integruar mund të jetë stabil dhe prosperues. Dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se në të ardhmen duhet t’i kushtohet vëmendje avancimit të raporteve ekonomike dhe bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në komunikatë.
Ambasadori Ticinjski ka dërguar urim deri te presidenti Pendarovski me rastin e marrjes së funksionit dhe i ka dëshiruar sukes në kryerjen e detyrës. (koha.mk)