Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë

Shkup, 14 korrik – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Kabineti i presidentit Pendarovski kumtoi se ai në Lubjanë do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti slloven Borut Pahor.

Është parashikuar që dy presidentët të mbajnë takim kokë më kokë, pas së cilës pason mbledhje plenare e dy delegacioneve.

Presidenti Pendarovski të mërkurën do të realizojë takim me kryetarin e Asamblesë shtetërore të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan dhe me kryeministrin slloven Marjan Sharec.

Në Lubjanë, presidenti Pendarovski do të mbajë ligjëratë në Institutin ndërkombëtar për studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanike (IFIMES) në temën “E ardhmja e Maqedonisë së Veriut” – Si të përshpejtohet integrimi në BE”.

Në kuadër të vizitës, shefi i shtetit do të mbajë takim edh me eurodeputeten Tanja Fajon, ndërsa do të takohet edhe me afaristë sllovenë, si dhe me përfaqësues të të shoqatave kulturore maqedonase në Slloveni.

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Sllovenisë, presidenti Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Elizabeta Gjorgjievska, kumtoi Kabineti i presidentit. (koha.mk)