Presidenti Pendarovski më 9 maj për vizitë zyrtare në Moskë

Shkup, 12 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski sot ka informuar shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, se me 9 maj do të vizitojë Moskën.

Në një video të publikuar nga Ministria e Jashtme ruse dëgjohet presidentin maqedonas duke i thënë Lavrovit se ambasadori i tyre në Shkup ishte habitur kur kishte dëgjuar për qëllimin e tij dhe kishte pyetur vazhdimisht nëse kjo gjë ishte e vërtetë.

“Më tha. Nuk ju duhet kohë për të menduar? Unë i thashë jo. Një nga shtyllat themelore të shtetit tim është lufta kundër fashizmit, kështu që absolutisht unë do të jem atje”, i thotë Pendarovski për Lavrovit.

Nga Kabineti i Presidentit e kanë konfirmuar këtë informacion, duke theksuar se Pendarovski do të marrë pjesë në paradën tradicionale në Moskë për Ditën e fitores mbi fashizmin, 9 majin.(koha.mk)