Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Ruth Karis Stjuart, ambasadoren e Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd.
Siç njoftoi kabineti i Pendarovskit, në takim u këmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Australisë, si dhe informacione për ngjarjet aktuale në të dy vendet.
“Presidenti Pendarovski e theksoi interesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar. Presidenti Pendarvski e theksoi edhe rëndësinë e komunitetit maqedonas në Australi për avancimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve, informojnë nga Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.(koha.mk)