Në Pallatin e Kulturës të Manastirit, Presidenti Meta dhe të pranishmit e tjerë të shumtë ndoqën sot veprimtarinë kulturore “Manastiri Feston 110 vjet” të organizuar nga Institucioni Kombëtar i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe të Manastirit, drejtuar nga Nuer Asllani. Presidenti Meta është përshëndetur nga ansambli që interpretoi këngë dhe valle patriotike. Gjatë këtij momenti kreu i shtetit ka marrë flamurin kombëtar të ansamblit duke e valëvitur në sallë, gjë që është pritur me reagime emocionuese nga të pranishmit në sallë duke elektrizuar të gjithë bashkëpatriotët.
https://www.facebook.com/gazetakoha/videos/1774317229346801/