Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, pati mëngjesin e sotëm një mysafir special. Ai ishte kampioni i ri i botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin (Haxhi) Krasniqi, që ka bërë krenar së fundmi gjithë shqiptarinë.
Nëpërmjet një fotoje të postuar në faqen zyrtare, ku shfaqej në krah të Krasniqit, me 2 brezat e artë, kreu i shtetit është ndjerë krenar për djaloshin nga Kaçaniku. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e boksierit drejt suksesit, janë frymëzuese, për presidentin Meta.
“Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese! Krenar për ty Robin!”, shkruan në postimin e tij në Facebook, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.