Nëse shija Kryeministrit Edi Rama është që diplomacia të udhëhiqet nga një kosovar, atëherë Presidenti Ilir Meta preferon Veton Surroin si diplomat kosovar, edhe pse nuk ka asgjë kundër dekretimit të Gent Cakajt.
Të gjithë ministrat e ri pritet të dekretohen nga Parlamenti i Shipërisë, me 21 janar të këtij viti. Por, kjo nuk do të jetë data e dekretimit të Gent Cakajt, i cili për arsye taktike dhe politike, nuk po dekretohet nga Presidenti Ilir Meta.
“Nëse ministri duhet të jetë me çdo kusht kosovar, pse mos të jetë Veton Surroi, por ky çuni i ri Gent Cakaj”, ka thënë gjatë një bisedë me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste (PS), Presidenti Ilir Meta, konfirmojnë burime të Gazeta Metro.
Veton Surroi, shihet nga Presdienti Meta si një diplomat me përvojë, i cili sjellë përvojat nga Konferenca e Rambolliet dhe bisedimet me Serbinë në Vjenë, e që Gent Cakaj, në njërën anë, ka mbështetjen e Qeverive në Tiranë dhe Prishtinë, e që po shihet me kritika nga Athina dhe Beogradi.
Së fundmi më shumë se shqiptarët, Ministrit të shkarkuar Bushati i doli në ndihmë edhe ish Shefi i Diplomacisë Greke Nikos Kotzias, i cili tha se Kosova është duke influencuar përzgjedhjen në diplomacinë shqiptare.
Sidoqoftë, Gent Cakaj e ka mbështetjen e të parit të Shqipërisë Edi Rama, i cili e ka cilësuar atë si personin adekuat të udhëheqë diplomacinë shqiptare.
“Gent Cakaj ka lexuar më shumë libra, se sa të gjithë ju që keni thënë fjalë në jetën tuaj”, ka thënë Rama, në një konferencë për media në Tiranë, trasnmeton gazetametro.net
Ai ka shtuar se e bënë nervoz “çdo arsye që e nënvizon kosovarin”, në këtë përzgjedhje, duke treguar se së shpejti do t’ju dorëzohet biografia e pasur e Cakajt mediave nëpër faqes së Ministrisë së jashtme të Shqipërisë.
Përfund, burime të Gazeta Metro të afërta me Kryeministrin Rama, kanë thënë se “Presidenti Ilir Meta dhe Parlamenti i Shqipërisë, mund të vonojë për dekretimin e Cakajt, për tatktizime politike dhe konzum të brendshëm politik, që nënkupton edhe disa ditë më shumë se 21 janari i këtij viti, por emërimi i Cakajt është punë e kryer”, ka thënë ky burim.