Zagreb, 18 shkurt – Zoran Millanoviq sot dha betimin dhe u bë presidenti i pestë i Kroacisë. Ai gjatë inaugurimit e parafrazoi këngën e rok grupit beogradas “Ekaterina Velika”, publikuan mediat kroate.
“Kjo është një shtëpi për të gjithë ne. Për të gjithë ne. Për ne që jemi këtu, për brezat të cilat vijnë edhe për ata të cilët vijnë dhe për ata të cilët do të kthehen në shtëpinë e tyre”, theksoi Millanoviq.
Portali kroat Indeks thekson se fjalia “kjo është një shtëpi për ne” është vargu i këngës “Toka” të grupit.
Analistët kroatë fjalimin e Millanoviqit e vlerësuan si përkatës dhe të balancuar.
Analisti Davor Gjenero në pyetjen nëse Millanoviqi ka përdorë shprehje nga kënga e rok grupit serb, ai theksoi se nuk është e pazakontë që një president të flasë me një gjuhë moderne. Sipas tij Millanoviqi ka dërguar porosi edhe jashtë Kroacisë.(koha.mk)