Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro po mbahet mirë! Aktualisht ai ndodhet në Turqi, ku padyshim duket se po kalon si mos më mirë.
Derisa vendi i tij po braktiset masivisht për shkak të hiper-inlacionit, Maduro ka drekuar në një restorant luksoz në Stamvoll.
Pronari i i cili zotëron një zinxhir restorantesh që njihet si “Salt Vae”, Nusret Gokce, ka postuar video dhe foto në Instagram dhe në faqet e Tëitter duke treguar Maduron dhe gruan e tij, Cilia, duke ngrënë.
Video në fjalë nxiti zemërim në Venezuelë ku miliona njerëz përpiqen të sigurojnë ushqim dhe një mish i tillë konsiderohet luks.
Në video, Maduro mund të shihet duke thithur një puro nga një kuti e personalizuar.
Në një moment, Maduro thotë: ‘Ky është një moment në jetë.’
Restoranti ka rreth 16 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe kjo bëri që të fshihej videoja dhe fotot e Maduros, por lajmi mori dhenë nëpër botë.