Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja Maja Ivanova, prej sot qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Moldavisë. Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, në Kishinjev do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Republikës së Moldavisë, Igor Dodon. Është paraparë të dy presidentët të mbajnë takim tet-a-tet, pas çfarë të dy delegacionet do të mbajnë takim plenar. Në suaza të vizitës zyrtare, presidenti i Maqedonisë do të realizojë takim me kryeministrin moldav Pavel Filip dhe me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Moldavisë, Andrian Kandu.