Shkup, 2 maj – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov të dielën (6 maj) në Dojran do të realizojë takim me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë, informojnë nga Kabineti i presidentit të Maqedonisë.
“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë kanë dialog të vazhdueshëm politik dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale që i karakterizon miqësia tradicionale, ishte konstatimi i përbashkët i të dy presidentëve, gjatë vizitës zyrtare të presidentit Radev në Republikën e Maqedonisë në shkurt të këtij viti.
Shefi i shtetit të Maqedonisë Gjorge Ivanov me ftesë të presidentit bullgar Radev në qershor do të qëndrojë për vizitë zyrtare kthyese në Republikën e Bullgarisë, thonë nga Kabineti i Ivanovit.
Presidenti bullgar Radev më 6 maj do të marrë pjesë në Ceremoninë komemorative në Novosellë.