Romë, 21 gusht – Presidenti italian Serxho Matarela e pranoi dorëheqjen e kryeministrit Xhuzepe Konte edhe sot do të fillojë konsultime me liderët e partive për të gjetur zgjidhje për krizën politike, kumtoi kabineti i shefit të shtetit.
Matarela kërkoi nga Konte të qëndrojë në detyrë dhe të merret me çështjet ditore të Qeverisë derisa zgjasin negociatat.
Pritet që Matarela të vlerësoj nëse ekziston vullnet politik të formohet qeveri e re, ndërsa nëse kjo nuk ndodh ai do të duhet shpërndajë parlamentin, tre vite e gjysmë para skadimit të mandatit dhe të shpall zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri italian Xhuzepe Konte dje ka parashtruar dorëheqje. Ai këtë e kumtoi në seancë në Parlament, në të cilin duhej të votohet mosbesimi i qeverisë, që para 12 ditëve kërkoi ministri i Punëve të Brendshme Mateo Salvini. Para se të informojë se jep dorëheqje, Konte ka potencuar se vendimi i Salvinit do të ketë pasoja të mëdha ndaj vendit dhe ekonomisë së saj.