Presidenti i UEFA-s ndihet i tradhtuar nga patroni i Juventusit

21

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ndihet i tradhtuar nga patroni i Juventusit, Andrea Agnelli, pas formimit të Superligës Evropiane.

Juventusi ishte klubi i parë italian i cili njoftoi se është pajtuar për t’iu bashkuar Superligës të dielën.

Zonja e vjetër është në mesin e 12 klubeve të mëdha që e kanë formuar këtë ligë, e cila do t’i japë fund Ligës së Kampionëve që e njohin ne sot.

12 klubet që janë pajtuar për t’iu bashkuar Superligën janë larguar nga Shoqata e Klubeve Evropiane dhe Agnelli ka dhënë dorëheqje si president i saj.

Mediat italiane raportojnë se Agnelli dhe Ceferin kanë marrëdhënie miqësore tash e shumë vjet.

Ata kanë punuar së bashku për krijimin e së Superlige të Kampionëve dhe Ceferin është i zhgënjyer që Agnelli ia ka kthyer shpinën duke krijuar një Superligë Evropiane në anën tjetër.