Astana, 20 mars – Funksionin u.d. president i Kazakistanit, pas dorëheqjes së papritur të Nursulltan Nazarbaev sot e ndërmori ish-kryeministri Kasim-Jomart Tokaev.
Ai do të japë betimin para popullit, pas së cilës do ta ndërmerr funksionin. Ceremonia do të zhvillohet në seancë të përbashkët në dy dhomat e Parlamentit.
Dorëheqja e 78-vjeçarit Nazarbaev, pas 30 viteve në pushtet, u komunikua dje, ndërsa paraqet pjesë nga tranzicioni i planifikuar në Kazakistan, gjatë së cilës si do të ketë ndikim të dukshëm mbi autorizimet e mëtutjeshme politike.
“Vendosa që të japë dorëheqje”, deklaroi Nezarbaev në fjalimin para kombit. Ai shtoi se vendimi i këtillë nuk ka qenë fare i lehtë, por nuk i theksoi shkaqet për dorëheqje.
Gjykata Kushtetuese e Kazakistanitl, në vend të Nezarbaevit, deri në fund të mandatit të tij në vitin 2020, shef i shtetit do të jetë kryetari i Dhomës së Poshtme të Parlamentit, Hashim Jomrat Tokaev nga partia e Nezarbaevit, Nur Otan.