Presidenti i Realit ia mbyll derën transferimeve të reja në janar

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka thënë se është i lumtur me skuadrën e Zinedine Zidanes. Real fitoi trofeun e Superkupës së Spanjës duke mposhtur rivalin lokal Atletico Madrid përmes penalltive, transmeton portali arbresh.info, përcjellë gazeta Koha.

Perez ka thënë se nuk do të këtë transferime të reja në afatin dimëror për “Los Blancos”. “Nuk do të këtë asnjë transferim në afatin dimëror”, ka thënë Perez. Sipas raportimeve, Perez dëshiron të pres deri në fund të sezonit, pastaj të transferojë ndonjë lojtarë