Presidenti i PSG-së rrezikon të dënohet me burg

28

Prokurori zviceran ka kërkuar 28 muaj burg për Nasser Al-Khelaifi, president i PSG dhe beIN Sports, për pretendimin e korrupsionit të Jerome Valcke, ish sekretarit të përgjithshëm të FIFA, në një përpjekje për të marrë më lehtë koncesionin e të drejtave televizive të Kupës së Botës dhe Kupa e Konfederatave.

Tre vjet burg është kërkesa për vetë Valcke. Këto janë dy dënimet e para me burg të kërkuara në tokën evropiane pas hetimeve në skandalet e shumta që kanë pllakosur futbollin botëror në vitet e fundit Valcke akuzohet se kishte kërkuar ndihmën e Nasser al-Khelaifi në verën e vitit 2003 për të blerë një vilë luksoze në Sardenjë, ashtu si beIN po negocionte zgjatjen e të drejtave të tij në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme për Kupën e Botës 2026 dhe 2030.

L’Equipe e raporton se Al-Khelaifi e kishte blerë shtëpinë për 5 milion euro, përmes një kompanie të shitur pothuajse menjëherë tek vëllai i një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, përpara se t’ia vinte në dispozicion Valcke.

Të dy të akuzuarit, nga ana e tyre iu referuan një marrëveshjeje “private”, të palidhur me kontratën e lidhur nga beIN me FIFA në prill 2014, në kushtet e paraqitura nga mbrojtja si “shumë të favorshme”.

Comments are closed.