CEO i Milan Ivan Gazidis është zëvendësuar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s nga presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi. Kjo lëvizje vjen pasi një kampionat duhet të ketë vetëm një përfaqësues në komitet dhe aktualisht është edhe shefi i Juventus Andrea Agnelli.
Al-Khelaifi është zgjedhur në mënyrë unanime, megjithëse PSG ka pasur probleme me Fair Play Financiar gjatë muajve të fundit.
Gazidis ka qenë përfaqësuesi i Premier League, por është transferuar nga Arsenal te Milan dhjetorin e kaluar. Komiteti përbëhet nga 16 anëtarë, dy prej të cilëve zgjidhen nga ECA dhe të tjerët nga Ligat Europiane.