Shkup, 2 tetor – Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, pas arritjes së Gjukanoviqit në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të organizojë ceremoni zyrtare të pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake para “Vilës Vodno”, pas çka është caktuar takim tet-a-tet i dy presidentëve.
Sipas programit, vijon mbledhje plenare e delegacioneve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, e pastaj edhe konferencë e përbashkët për shtyp e Pendarovskit dhe Gjukanoviqit.
Është paraparë edhe ceremoni e vendosjes së kurorave me lule nga ana e presidentit malazez në varrin e Goce Dellçevit, në kishën “Shën Spas” në Shkup.
Në kuadër të vizitës, Gjukanoviqi duhet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, si dhe kryeministrin Zoran Zaev. (koha.mk)