Presidenti i Kurdistanit të Irakut Masud Barzani është tërhequr nga funksioni dhe ia ka lënë funksionin nipit të tij, kryeministrit të rajonit autonom kurd Neçirvan Barzani, që t’i zgjedhë mospajtimet me Qerverinë qendrore në Bagdad, me fqinjët në rajon, dhe me partitë rivale kurde, pas referendumit të pasuksesshëm për pavarësi. Përfaqësues të lartë të kurdëve të Irakut vlerësuan se tani Neçirvan Barzani do të jetë figura kryesore në udhëheqjen e rajonit. Masud Barzani (71) udhëhiqte me rajoni autonom kurd nga viti 2005. Në atë periudhe rajoni kishte shënuar përparim të konsiderueshëm, ndërsa në pjesën tjetër të Irakut zhvillohej luftë civile.
Të dielën Masud Barzani publikoi se më 1 nëntor do të tërhiqet nga funksioni, pasi pas zbatimit të referendumit për pavarësi më 25 shtator, Qeveria qendrore e Irakut dërgoi ushtarë për t’i kthyer territoret që ishin nën kontrollin e forcave të kurdëve të Irakut, ndërsa janë jashtë kufijve të rajonit autonom të Kurdistanit irakian. Referendumi dhe reagimet e Qeverisë qendrore i nxorën në dritë mosmarrëveshjet e thella midis vetë kurdëve.
Niçirvan Barzani, (51), i cili për herë të parë ishte kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2009, konsiderohet një figurë jo aq e pollarizuar, sepse i mbështet marrëdhëniet më të ngushta me partitë rivale kurde, për dallim nga xhaxhai i tij.
Ai gjithashtu ka edhe përvojë në bashkëpunimin e afërt me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, e cili i dha mbështetje në kontesin me Qeverinë kurde pas referendumit. Të dielën Parlamenti rajonal kurd votoi për rishpërndarjen e autorizimeve zyrtare mes Parlamentit, pushtetit gjyqësor dhe Qeverisë, deri në zbatimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Fillimisht zgjedhjet u caktuan më për 1 nëntor, por muajin e kaluar u shtynë për vitin e ardhshëm.