Podgorica, 28 nentor – Presidenti i klubit basketbollistik Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Pavovecic ka dhënë 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeri në Shqipëri.
Nga Mali i Zi raportohet se ka ardhur një donacion i madh prej biznesmenit, Djordje Pavicevic.
Në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”, kanë dalur informacione se njeriu i parë i klubit të basketbollit Mornar ka vendosur të dhurojë dy milionë euro për të ndihmuar Republikën e Shqipërisë.
Paviçeviç njihet si filantrop i madh dhe humanist. Muajin e kaluar ai ka ndërtuar një terren sportiv për fëmijë në qytetin e Tivarit në Mal të Zi.(koha.mk)