Santiago, 28 tetor – Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, e vërtetoi vendimin për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kryeqytet dhe rajone të tjera të vendit, raportuan agjencitë botërore.
“Presidenti Pinera ka nënshkruar të gjitha dokumentet e nevojshme për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha rajonet dhe komunat sot,në të cilat ishte e vendosur”, kumtoi administrata e presidentit.
Protestat filluan në 14 tetor në kryeqytetin Santiago, të cilat kaluan në trazira dhe përleshje me policinë, pasi çmimi i biletës së metros u rrit me një mesatare prej 30 pesos (0,04 dollarë) në një maksimum prej 850 pesos (1,2 dollarë).Trazirat prekën edhe qytetet e tjera të vendit.
Pinera shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dhe orë policore në kryeqytet dhe qytetet tjera.Presidenti, gjithashtu, shfuqizojë rritjen e çmimeve të biletave të transportit publik.
Sipas autoriteteve, 19 persona u vranë në përleshje.
Më parë gjatë javës, kreu i shtetit njoftoi gjithashtu një seri masash për ndihmë sociale të popullatës, përfshirë rritjen e pensioneve dhe uljen e kostos së energjisë elektrike.