Teheran, 11 mars – Presidenti iranian Hasan Rohani për herë të parë do ta vizitojë Irakun pasi që e mori funksionin në vitin 2013. Ai e përshkroi raportin midis të dyja vendeve si “të veçantë”. Rohani do të takohet me presidentin Bahram Salih, kryeministrin Adel Abdel Mahdi dhe liderin shiit ajatollahun Ali Sistani.
Vizita e tij treditore në Irakun fqinj kundërshtohet me kërkesën e Uashingtonit ndaj Bagdadit. Pas largimit zë SHBA-së nga marrëveshja për programin bërthamor të Iranit dhe sanksioneve e imponuara vendit, Uashingtoni dëshironte që Iraku ta përkufizojë nga fqinji lindor.
“Marrëdhëniet Iran-Irak nuk kanë asgjë të përbashkët me marrëdhëniet me agresorin si Amerika I gjithë rajoni e përçmon Amerikën. Bombat që amerikanët i lëshuan mbi iranianët dhe sirianët nuk do të harrohen”, tha Rohani.
Ai shtoi se janë të interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve me Irakun, veçanërisht për bashkëpunim në transport…#Kemi projekte të rëndësishme për të cilat do të bisedojmë gjatë vizitës”, theksoi Rohani.
Marrëdhëniet midis Iranit dhe Irakut janë komplikuar ndër vite. Shtetet kanë zhvilluar luftë që ka zgjatur nga viti 1980 e deri në 1988-tën. Ndikimi i Iranit në rajon dukshëm është rritur, pasi që SHBA-ja e rrëzoi nga pushteti Sadam Hyseinin në vitin 2003.