Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, letër ngushëllimi për viktimat e tërmetit

15

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, i ka ofruar ndihmë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ka shprehur ngushëllime për të gjithë viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

51 persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 2000 të tjerë janë lënduar shkaku i një seri tërmetesh që e kanë goditur zonën e Durrësit në Shqipëri që nga orët e hershme të mëngjesit të 26 nëntorit, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Pas kësaj fatkeqësie natyrore që e goditi Shqipërinë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë një letër ngushëllimi edhe nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales.

“I dashur Armand, U trishtova shumë kur dëgjova për humbjet tragjike, numrin e madh të njerëzve të plagosur dhe shumë familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit, që goditi Shqipërinë”, thuhet në letrën e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales.

“Në emër të Federatës Spanjolle, dua të shpreh keqardhjen për njerëzit në vendin tuaj”.

“Mund ta shfrytëzoj këtë moment të trishtë për t’ju ofruar juve dhe familjeve që janë prekur nga kjo katastrofë e madhe, ngushëllimin tim më të sinqertë”

“Lutem na njoftoni nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë që mund t’ju ofrojmë në këtë kohë tragjike. Gjithë të mirat!”

Comments are closed.