Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit jep dorëheqje shkaku i një deklarate

17

Shefi i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) ka ofruar dorëheqje, pas një seancës dëgjimore në një gjykatë sportive javën e ardhshme.

Keller është kritikuar pasi kishte krahasuar një koleg të tij me një gjykatës famëkeq nazistë, raporton Deutsche Welle.

“Presidenti Fritz Keller në vendimin që e ka marrë vet ka shprehur gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit pas përfundimit të procesit në gjykatën sportive të DFB-së të hënën më 17 maj”, thuhet nga DFB-ja.

Keller është kritikuar pasi kishte krahasuar zëvendëspresidentin e DFB-së, Rainer Kochun, me gjykatësin famëkeq nazistë, Roland Freisler.

Keller kishte kërkuar falje për atë deklarim që e kishte bërë gjatë mbledhjes së federatës më 23 prill.