Presidenti brazilian Jair Bolsonaro u gjobit me 108 dollarë pasi është parë pa maskë dhe pa respektuar masat e tjera sanitare, në një ngjarje të motoçiklistëve në shtetin e Sao Paulo.
Mijëra pjesëmarrës morën pjesë sot në tubimin “Le të Përshpejtojmë për Krishtin” në Sao Paulo.
Presidenti i ekstremit të djathtë doli në krye të procesionit me një përkrenare të hapur dhe pa maskë, e cila shkel rregullat e këtij shteti brazilian.
Autoritetet e Sao Paulos thanë se ata gjobitën Bolsonarin me 552 reais (rreth 108 dollarë) si dhe djalin e tij Eduardo, një anëtar i Kongresit dhe Ministrin e Infrastrukturës Tarcisio Gomes për mos mbajtjen e maskës dhe shpërfilljen e masave të distancës sociale gjatë tubimit.
Bolsonaro, i cili bëri thirrje për tubime në të gjithë Brazilin në përgatitje të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, nuk i mori parasysh paralajmërimet nga Guvernatori i Sao Paulo Joao Doria, rivali i tij politik, i cili tha se presidenti do të gjobitet nëse nuk respekton ligjet e vendit. Bolsonaro ka kritikuar rregullisht masat e mbylljes dhe të mbajtjes së maskës, në shtetin e të cilit deri tani janë gjobitur rreth gjysmë milion qytetarë… Duke iu drejtuar një grupi mbështetësish që tundnin flamuj, Bolsonaro foli përsëri kundër mbajtjes së maskës.
Presidenti beson se njerëzit e vaksinuar nuk duhet të mbajnë maskë.
“Është e pamundur që një person i vaksinuar të transmetojë virusin,” ka thënë ai