Gjatë një interviste me gazetarët, presidenti i Bayern Munich Uli Hoeness ka refuzuar të pranojë se ekipi i tij aktualisht ndodhet në vend të tretë.
Bavarezët nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri të Bundesliga-s, dhe aktualisht ndodhen në vend të tretë, me pikë të barabarta me Borussia Munchengladbach që ka golaverazh më të mirë.
“Mesa di unë, jemi në vend të dytë, golaverazhi nuk më intereson mua,” shprehet ish-lojtari legjendar i Bayern dhe Gjermanisë.
Një prej gazetarëve ndërhyn dhe i thotë se Gladbach është përpara, dhe Hoeness reagon: “Por nuk janë përpara me pikë! A kanë më shumë pikë se ne? Jo, nuk besoj.
“Maksimumi kanë golaverazh më të mirë, por kjo nuk më intereson fare. Golaverazhi në javën e 10-të të sezoni? Nuk më intereson.
“Me të vërtetë doni që të diskutojmë rreth kësaj çështjeje tani?”