Presidenti i Atleticos flet për të ardhmen e Simeones

Pavarësisht eliminimit nga Champions League, trajneri argjentinas Diego Simeone është konfirmuar në krye të skuadrës së Atletico Madrid. Lajmin e ka konfirmuar sot Miguel Angel Gil, drejtori sportiv dhe aksionisti kryesor i skuadrës “colchoneros”.

“Kam besim të plotë te projkekti që kemi nisur si dhe te trajneri Simeone”, tha numri 1 i klubit madrilen. Simeone rinovoi vetëm pak kohë më parë kontratën me skuadrën “colchoneros”, deri në vitin 2022.

“Do të shijojmë bashkë me Diego Simeone 3 sezonet e ardhshme, ashtu sikurse kemi bërë deri më tani. Jam i sigurtë se Diego do të qëndrojë me ne për një tjetër 10-vjeçar, për të ndryshuar historinë e klubit tonë”, tha presidenti i Atletico Madrid.