Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një njoftim zyrtarë nga presidenca është bërë e ditur se Thaçi do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Shtëpisë së Bardhë, të Departamentit të Shtetit, Kongresit, Senatit, si dhe me personalitete që kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim me John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si dhe do të takohet edhe me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo.
Sipas njpftimin temë diksutimi në këto takime do të jenë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, perspektiva euroatlantike e Kosovës dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe i hap rrugë për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.
Presidenti Thaçi do të ketë takime të shumta edhe me kongresistë dhe senatorë amerikanë, të cilët në dy dekadat e fundit e kanë mbështetur Kosovën.
Po ashtu, presidenti Thaçi në Dallas do të ketë një takim të veçantë edhe me ish-presidentin e SHBA-së, George W. Bush, si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikanë atje.