Athinë, 25 mars – Greqia tashmë është fuqi stabile e paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në rajonin më të gjerë në Lindjen e Afërt dhe tërësisht dhe praktikisht e respekton të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare, thekson presidenti grek Prokopis Pavlopulos në urimin dërguar grekëve me rastin e festës nacionale të grekëve 25 Marsi, duke shtuar se vendi synon drejt miqësisë dhe bashkëpunimit me të gjithë fqinjët.
Në urimin me shkrim, Pavlopulos përveç për rëndësinë e festës, i përmend edhe të ashtuquajturat çështje nacionale grek, raportet me Turqinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, si dhe çështjen qipriote.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, Pavlopulos thekson se Athina dëshiron raporte miqësore dhe raporte të mira fqinjësore me Ankaranë dhe e mbështet perspektivën evropiane të Turqisë, por thekson edhe se nevojitet respektim i të drejtës evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe marrëveshjes së Lozanës dhe të Parisit, sidomos kur “kontestimi i tyre çon drejt kontestimit të kufijve, jo vetëm të Greqisë, por edhe të Bashkimit Evropian.
Të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane, Pavlopulos i përmend edhe në raport me Shqipërinë, së bashku me respektimin e sundimit të drejtësisë dhe të drejtat elementare të njeriut nga ana e Tiranës.
“Sjelljet si ato drejt pakicës nacionale greke, që brutalisht e nënçmojnë vlerën e jetës njerëzore apo i shkelin të drejtat fundamentale, si për shembull, të drejtën e pronësisë, paraqesin pengesë jozotëruese për rrjedhë të papenguar evropianë të Shqipërisë. Njëjtë siç paraqet pengesë çdo lloj kërkese e gjoja “të drejtave” të pabaza të çamëve shqiptarë, bashkëpunëtorët të paskrupullt të nazistëve, siç është edhe historikisht e dëshmuar”, thotë Pavlopulos.
Lidhur me çështjen qipriote, presidenti grek sqaron se kjo është ndërkombëtare dhe para se gjithash, çështjen evropiane dhe sqaron se synimi është sa më shpejt që është e mundur të arrihet zgjidhje korrekte dhe e qëndrueshme. Ai shton se është e pakuptimtë që Qiproja si anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian, të jetë me sovranitet të kufizuar, sepse “kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane”.