Paris, 15 tetor – Kundrejt valës së madhe të pritur të epidemisë me Kovid-19, presidenti francez dhe qeveria u ka imponuar tetë metropoleve franceze orë policore prej orës 21 deri në 6 të mëngjesit, i cili do të hyjë në fuqi të shtunën dhe do të zgjasë “të paktën katër javë”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Kjo orë policore do të zbatohet në Paris, në rajonin Il-de-Frans dhe tetë metropole: Grenobëll, Lil, Lion, Eks-Marsej, Monpelje, Ruan, Sent Etjen dhe Tuluz apo kjo ka të bëjë për rreth 18 milionë banorë.
Shërbimet publike dhe shkollat nuk do të përfshihen. Kompanitë, megjithatë, do të inkurajohen – pas negociatave me partnerët socialë – të fillojnë sërish punën në distancë (nga shtëpia) – që të ulet numri i të punësuarve në zyra. Gjatë kohës (normale), frekuentimi në bare apo kafe-restorante, viktima kryesore të orës policore, duhet të ulet në më pak se gjashtë persona në një tryezë.
Në vend ku 1,4 milionë njerëz testohen falas kundër Kovid-19 çdo javë, Emanuel Makroni e përcaktoi prioritetin: të parandalohet përshpejtimi i qarkullimit të Kovid-19 dhe të mos e përfshijë të gjithë vendin, për dallim nga vala e parë kryesisht të përqendruar në Grand Est dhe rajonin e Parisit.
Ndryshimi i madh social i shkaktuar nga koronavirusi nuk mund të jetë më eksplicite.