Manilë, 1 prill – Presidenti filipinas Rodrigo Duerte paralajmëroi se do ta urdhërojë policinë dhe ushtrinë që të gjuajë te secili që “shkakton probleme” në periudhën e karantinës njëmujore në vend për shkak të virusit korona.
“Ky është paralajmërim për të gjithë – dëgjojeni Qeverinë, sepse është e rëndësishme që të kemi rend dhe mos i ofendoni punonjësit shëndetësorë,mjekët… sepse ky është krim serioz. E urdhëroj policinë dhe ushtrinë, nëse dikush bën problem, ndërsa jetët e juaja rrezikohen, gjuani”, tha Duterete në fjalimin e tim para kombit.
Duterte paralajmëroi të gjithë banorët e qarqeve të varfra në Kuizon Siti, qarku i Manilës, të cilët protestuan përgjatë autostradës, sepse nuk kanë marrë pako me ushqim pasi filloi karantina para dy javëve.
Në Filipine deri më tani nga virusi korona humbën jetën 96 persona, ndërsa 2.311 janë infektuar.