Sofje, 8 prill – Presidenti bullgar Rumen Radev, do ta mbledhë Kuvendin e ri Kombëtar në afatin e paraparë në Kushtetutë dhe pasi Komisioni Qendror Zgjedhor do t’i publikojë emrat e deputetëve të zgjedhur në Gazetën Zyrtare, informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Në lidhje me thirrjen e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov që ta thirre Kuvendin e Madh Kombëtar dhe të ndryshohet Kushtetuta bullgare, shërbimi për informim i shefit të shtetit për Radion Kombëtare Bullgare përkujtoi se qëndrimi i presidentit Radev është se ndryshimet në Kushtetutë nuk duhet të bëhen peng për mbijetesën politike të dikujt.
Kryetari i Këshillit Strategjik të presidentit, Aleksandar Marinov, për Radion Kombëtare Bullgare komentoi se presidenti është ndërmjetësues mes forcave politike në Bullgari. Sipas tij, si komb, ndryshimi i nevojshëm, edhe pse i vonuar tashmë ka arritur.
“Forimimi i Qeverisë do të jetë i rëndë, por jo edhe detyrë e pamundur, shtoi ai, duke shtuar se Qeveria e ardhshme bullgare nuk do të udhëhiqet nga kryeministri Bojko Borisov.