Tensionet në protestën e opozitës kanë sjellë reagimin e Presidentit Ilir Meta, i cili ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.
“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”, thotë në një reagim të shkurtër kreu i shtetit.
Protesta e thërritur nga opozita ka degjeneruar shumë shpejt në dhunë, përpara godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kanë hedhur shashka e molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke thyer edhe një prej xhamave të derës së godinës. Nga brenda Kryeministrisë efektivët e policisë kanë hedhur ujë në drejtim të protestuesve për t’i larguar nga hyrja e saj.
Disa protestues janë shfaqur në vështirësi, dyshohet si pasojë e gazit lotsjellës.