Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Phillip Kosnett, ka komentuar zgjedhjen e institucioneve të reja.
Kosnett ka thënë se sipas tij së pari duhet të formohet qeveria, e pastaj të zgjedhet presidenti.
Pyetja: Nuk kemi president, kemi ushtruese të detyrës së presidentit; nuk kemi qeveri, kemi qeveri në detyrë. A mendoni se procesi duhet të fillojë me zgjedhjen, së pari të presidentit e pastaj të qeverisë apo anasjelltas? A keni ndonjë ide për këtë?
Ambasadori Kosnett: Sa e kuptoj unë,. Nëse po pyesni a është sistem i mirë, atëherë kjo është çështje tjetër. Mendoj se në çdo demokraci, njerëzit vazhdimisht duhet të mendojnë a është e dobishme të amandamentohet Kushtetuta. Shtetet e Bashkuara e kanë amandamentuar Kushtetutën shumë herë përgjatë shekujve. Kushtetuta e Kosovës është mjaft e re dhe siç e kemi parë, ka dykuptimësi. Ka gjëra që nuk janë të qarta dhe kjo është aryeja pse Gjykata Kushtetuese është kaq e zënë me punë në përpjekje për ta intepretuar atë. Është puna e Gjykatës për ta interpretuar Kushtetutën, por është detyrë e Parlamentit, Kuvendit, për ta ndryshuar atë sipas nevojës. Një nga ëndrrat e mia për Kosovën është që prijësit kosovarë nga i tërë spektri politik ta rishikojnë, me ndihmën e ekspertëve të jashtëm, nëse ka kuptim për të ndryshuar gjuhën në Kushtetutë për të mirën e të gjithë popullit në vend.